Një tragjedi është shmangur në Premier League

0
SHPËRNDAJE

Cështja Jonas Gutierrez është zgjidhur në mënyrën më të mirë të mundshme, disa muaj më parë, tragjedia është shmangur për pak. Të paktën këtë rrëfim të rënd ka dhënë e ëma e lojtarit në “Daily Mail”.

E ëma e Gutierrez, znj. Monica në intervistë ka pranuar se ka dashur të vetvritet në shenjë proteste ndaj Newcastle, i cili e kish keqtrajtuar djalin e sëmurë me tumor.

“Kam qenë në aq pozitë të vështirë sa kam menduar për të vrarë veten përpara stadiumit të Newcastle, kisha bërë gati edhe një letër ku denoncoja sjelljen e tyre ndaj djalit tim,” – tregon zona Gutierrez.

Sot lojtari e ka kaluar të keqen dhe e ka hedhur pas shpine si në aspektin mjekësor edhe atë profesional (mbetet nën kontrat me Deportivo la Coruna) por mbetet në fuqi kontestimi ndaj Newcastle e dërguar në gjyqësin sportive duke kërkuar dëmshpërblim me miliona para për “Diskriminim në drejtim të punonjësit për mungesë disponibiliteti mendor ose fizik”.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.