Një trajner i madh jep dorëheqjen

Vincente Del Bosque ka vendosur që të japë dorëheqje si përzgjedhës i Kombëtares së Spanjës.

0
SHPËRNDAJE

Shtohen telashet për Spanjën, pas eliminimit nga “Euro 2016”.

Sipas gazetës “AS”, Del Bosque ka vendosur që të largohet nga ekipi i “kuq”.

Del Bosque ia ka komunikuar lajmin edhe kryetarit të Federatës së Futbollit të Spanjës, Angel Maria Villar, i cili i ka kërkuar trajnerit që të mos publikojë vendimin deri më 15 korrik.

Suksesi më i madh i Spanjës në krye me Del Bosquen ishte triumfi në Kupën e Botës në vitin 2010.
delboske

S'KA KOMENTE

Comments are closed.