Njihuni me aktoren bukuroshe që i ka marrë zemrën yllit të Realit

0
SHPËRNDAJE

Isco Alarcon po e shijon romancën e re me të dashurën e tij, aktoren spanjolle, Sara Salamo. Mesfushori i Real Madrid, që pas ndarjes nga bashkëshortja Victoria Calderon, me të cilën ka një djalë, ka nisur aventurën me Sarën. Bukuroshja iberike duket që ja ka fituar zemrën “magjikut” shumë shpejt, pasi ky i fundit nuk heziton që t’ia shprehë dashurinë në rrjetet sociale.

Ditën e sotme, partnerja e tij feston 26-vjetorin e lindjes dhe 25-vjeçari nuk i ka dedikuar një urim të veçantë në profilin e tij në “Instagram”.

“Gëzuar ditëlindjen, dashuria ime. Buzëqeshja të ndjektë gjithmonë dhe vazhdo ta përcjellësh këtë gëzim që ke. Të dua”- shkruan ai karshi fotos.

Ish-bashkëshortja e tij, sipas shtypit spanjoll shpresonte të ribashkohej me Isco-n, por në momentin që media zbuloi lidhjen e tij me aktoren, atëherë ajo u “zhduk” nga rrjetet sociale. Victoria, e mbylli edhe profilin e vetëm që kishte në “Instagram”.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.