Njihuni me brazilianin e natyralizuar shqiptar, pjesë e kombëtares

0
SHPËRNDAJE


Futsallë / Edhe futbolli i sallës ndjek shembullin e basketbollit, duke natyralizuar një lojtar të huaj për të përfaqësuar ngjyrat kuqezi. Bëhet fjalë për brazilianin Julio Cesar Marinho de Mello. Pasi ka marrë pasaportën shqiptare, 27-vjeçari i është bashkuar menjëherë Kombëtares së futbollit të sallave, në përgatitjet që skuadra po zhvillon në Prishtinë, në kuadër të raundit të dytë eliminator të Kampionatit Europian.

Julio Cesar luan në rolin e sulmuesit dhe do të shërbejë si një përforcim cilësor për përfaqësuesen e drejtuar nga trajneri Erind Resuli. Për vetë faktin që koha shtrëngon dhe turi i dytë eliminator në Azerbajxhan është pranë, Presidenti i Republikës i’u përgjigj menjëherë kërkesës së Federatës Shqiptare të Futbollit, duke përshpejtuar procedurat për dhënien e nënshtetësisë së lojtarit.

Një arsye përse braziliani Julio Cesar u bind që ti bashkohej Kombëtares shqiptare të futsallit ishin paraqitjet mbresëlënëse të ekipit kuqezi, në turin paraeliminator, ku Shqipëria regjistroi tre fitore përballë Anglisë, Bullgarisë dhe Maltës. Kundërshtarët e ardhshëm të Kombëtares së futbollit të sallave janë tre skuadra të nivelit më të lart, si Azerbajxhani, që do të jetë edhe vendi organizator, Hungaria dhe Bosnia.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU