Njihuni me ekipin më të dobët në historinë e Champions League

0
SHPËRNDAJE
Loading...

dinamo-zagreb
Mbase mund të ishin të kuqtë e Partizanit por ata i eliminoi Salsburgu të cilin e eliminoi më pas Dinamo e Zagrebit.
Besojeni ose jo, por gjatë këtij sezoni në Champions League ka marr pjesë ekipi më i dobët në histori. Pas humbjes së djeshme ndaj Juventusit, Dinamo e Zagrebit ka hyrë në histori, por për keq.

Ata kaluan Levskin e Sofies. Bullgarët ishin ekipi më i dobët që kishte luajtur ndonjëherë në grupet e Ligës së Kampioneve, pasi kishin shënuar vetëm një gol në 2006-n.

Por këtë rekord e theu formacioni nga kryeqyteti kroat, që e mbylli Grupin H pa asnjë pikë, dhe, për më tepër, pa shënuar asnjë gol.
Pasi eliminoi Dinamon e Tbilist dhe Salzburgun, skuadra nga Zagrebi regjistroi humbje të njëpasnjëshme duke pësuar 15 gola: 3-0 me Lionin, 4-0 me Juventusin, 1-0 dhe 4-0 me Sevillas, 1-0 me Lionin dhe 2-0 me Juventusin.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.