Njihuni me ndryshimet e formacionit të Partizanit

0
SHPËRNDAJE
Loading...

 

1

Skuadra e Partizanit ka vazhduar përgatitjet në stadiumin “Qemal Stafa”, si për t’u njohur më mirë me stadiumin në të cilin do të zhvilloj ndeshjen e kthimit ndaj norvegjezëve të Stromsgodset. Ndeshja e parë përfundoi 3-1 në favor të kundërshtarit. Tashmë “Demat” i pret një “luftë” e vëtetë në Tiranë. Tifozët presin shumë të shohin një skuadër ngulmuese nga sekonda e parë e deri në fundin e sfidës.

3

Ndeshja e parë ka pasur shumë polemika për arsye se janë lënë në stol lojtarë si Nderim Nexhipi dhe Mentor Mazrekaj, dy nga “shtyllat” kryesore të ekipit të kuq. Madje këto ndryshime në formacion kanë sjellur edhe debate midis ish-trajneri Shpëtim Duro dhe trajnerit aktual Sulejman Starova.

4

Por cilat do të jenë ndryshimet e formacioni të kuq në këtë sfidë?

7

Sipas atyre që janë parë në stërvitjen e fundit Ibrahimi dhe Trashi do të ulen në stol, krahasuar nga ndeshja e kaluar. Në vend të tyre do të hidhen në fush Mazrekaj dhe Fazlliu. Por më tej mund të shikoni të zbërthyer formacionin e të kuqve, ku ndryshimet kanë të bëjnë me Mazrekajn që do aktivizohet në krahun e djathtë të mesfushës, për t’i dhënë më shumë shtysë dhe forcë repartit sulmues, ndërkohë që Vila do të pozicionohet në qendër të mesfushës përkrah Bathës. Ndërsa Fejzullahu pritet të kthehet sërish në vendin e tij, atë të mbrojtësit të djathtë.

Ja si mund te luaj Partizani ne “Qemal Stafa”

formacioni1

 

____________________________________________________

                     

 

 

 

                 Ja si luajti Partizani ne Norvegji

fr2

S'KA KOMENTE

Comments are closed.