Njihuni me “Xhixhin”, tekniku italian që do të marrë vendin e lënë bosh nga De Biazi

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Kombëtajra / Pavarësisht se ka një muaj nga largimi i trajnerit Gani De Biazi nga Kombëtarja Shqiptare, FSHF ende nuk ka zyrtarizuar pasuesin e tij.

Menjëherë pas kësaj Armando Duka, presidenti i FSHF-së nisi “gjuetinë”, por vendi i tij i preferuar mbeti Italia.

Një listë e gjatë trajnerësh u përfolën se mund të merrnin drejtimin e stolit kuqezi duke filluar nga Inzagi, Zakeroni, Panuçi, Sedorf, Zenga deri të Erikson ishin emrat më të përmendur. Nuk dihet se ccfarë ka ndodhur në këto negociata po së fundi ka një emër që duket më i mundshëm.

Është fjala për Luixhi (Xhixhi) Di Kanio. 59-vjecari i lindur në Matera të Italisë ka një karrierë të gjatë si trajner në ekipe të vegjël dhe të mëdhenj, në Itali dhe jashtë saj.

Nuk njihet si një trajner që të jetë fituar trofe të mëdhenj, por e konsiderojnë serioz dhe profesionist në punën e tij.
Mediat sportive shkruajnë se e hëna ose e marta do të jenë ditët në të cilat pritet që të prezantohet tekniku i ri i Kombëtares shqiptare të futbollit.

Panorama shkruan se FSHF nuk ka pranuar që të bëjë sakrifica të mëdha ekonomike. Madje, krahasuar me De Biazin, tekniku i ri i kuqezinjve pritet të përfitojë një pagë vjetore me parametra pak më të ulët sesa Xhani De Biazi në nisje të aventurës së tij me Shqipërinë.
Nëse Duka preferonte të kishte një emër të madh në pankinë dhe këmbënguli për Inzagin, ai refuzoi për arsye që mbeten ende të paqarta. Paga, stafi, synimet ishin ato që bënë që ish-trajneri i Milanit t’i thotë “jo” Shqipërisë.
Po nga doli emri i Di Kanios? Zëra pranë kreut të FSHF-së Duka thanë se ai nuk iu propozua nga ndonjë menaxher futbolli siç ndodh zakonisht.

Nuk ishte as ndonjë i afërm i trajnerit italian. Kanë qenë zyrtarë të Federatës Italiane të Futbollit ata që i kanë sugjeruar Dukës emrin e ish-trajnerit të Udinezes, Napolit, QPR-së, etj. Tashmë mbetet zyrtarizimi. Objektivi është marrje e rezultateve të mira në kualifikueset e Kupës së Botës “Rusi 2018” dhe kualifikimi për në Europianin e vitit 2020.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.