Nolito: Një ndeshje shumë e vështirë, ishim në lartësinë e duhur

0
SHPËRNDAJE
Loading...

nolito 20Sulmuesi Nolito, pas ndeshjes me Shqipërinë, në pronocimin e dhënë për mediat spanjolle, u shpreh se ndeshja ishte tej mase e vështirë.

“Ishte një ndeshje shumë e vështirë, edhe pse dukej e lehtë. Shqipëria ka një ekip të mirë, e di se si luan futboll, dhe me tifozët që ka… Ne ishim në lartësinë e duhur, kemi konkurruar me ta dhe kjo fitore na bën mirë.

Pankina? Aty shpesh vuan më shumë sesa në fushën e lojës. Por ka shumë ndeshje të tilla, me ekipe që mbyllen, por duhet të luajmë ashtu siç dimë, me filozofinë tonë.

Dëmtimi i Ramos ishte i pafat. Fusha nuk kishte kondicionin më të mirë, edhe pse kemi luajtur edhe në vende që kanë qenë më keq se kaq”,-mbylli pronocimin e tij, sulmuesi i Spanjës, Nolito. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.