Nuk do lejohet flamuri Shqiptar në Bayern – Arsenal

0
SHPËRNDAJE


Champions League / Allianz Arena është “shtëpia” ku do të presë super derbin e Evropës ndërmjet Bayernit dhe Arsenalit, transmeton indeksonline.

Pa dyshim të pranishëm në këtë impiant gjigant do të jenë edhe tifozë shqiptar duke marrë parasysh prezencën e tyre në Gjermani por edhe fakti se për Arsenalin luajnë dy shqiptar, Granit Xhaka dhe Shkodran Mustafi.

Mirëpo një lajm i keq për ta është se nuk do të mund të ngrenë flamurin shqiptar ose atë të Kosovës në këtë ndeshje.

E gjithë kjo është për faktin se Federata Gjermane e Futbollit dëshiron t’iu shmangët provokimeve të mundshme në baza etnike, siç jemi mësuar shpesh herë t’i shohim.

Por kjo nuk vlen vetëm për shqiptarët, pasi që nuk do të lejohet asnjë flamur shtetëror përpos flamurit gjerman dhe anglez.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.