Nuk e donin në Shkodër, firmos në Qipro

0
SHPËRNDAJE

dragojevic qiproAndrija Dragojeviç, portieri 25-vjeçar që sezonin e shkuar ishte pjesë e Vllaznisë, ka firmosur me ekipin qipriot të Karmiotisa Limasol.

Portieri malazez ishte i pari që u largua nga ekipi shkodran, ku mori mjaft kritika pas disa gabimeve të bëra në disa ndeshje, çka e bëri atë një të padëshiruar në kampin kuqeblu.

Me përfundimin e kontartës, gjithçka mori fund mes tij dhe Vllaznisë, ndërkohë që Dragojeviç nuk ka vonuar të gjejë ekip,  duke u bërë tashmë pjesë e elitës së futbollit qipriot ku do të garojë sivjet Karmiotisa.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.