Nuk është momenti i duhur për të menaxhuar Vllazninë

0
SHPËRNDAJE

imageRudi Vata, një emër i madh i futbollit shkodran dhe atij shqiptar tashmë kërkon të marrë presidencën e Vllaznisë së bashku me një ortak korean. Duke pare figurën e Vatës, dashurinë e tij për Vllazninë dhe qytetin e Shkodrës, gjërat duken në rregull. Por le të analizojmë njëherë të këqijat e kësaj tratative.

Si fillim duhet analizuar me kujdes momenti jo i përshtatshëm kur duhen edhe 10 ditë nga mbyllja e merkatos. Çfarë do të ndryshojë Vata dhe koreani në një afat të shkurtër kohor? A ishte po Vata që menaxhoi ekipin si trajner pak vite më parë dhe jo vetëm nga lojtarët e menaxhuar nuk mbahet mend të ketë lënë gjurmë në Shkodër, por edhe rezultatet nuk ishin maksimale.

Pa paragjykuar Vatën dhe punën e tij, projektin dhe dëshirën, është mirë që me qytetari të analizojmë situatën të cilen shpresojmë që edhe vetë Vata t’a mirëpresi dhe t’a kuptojë si një pasqyrë të së vërtetës, e cila do t’i shërbejë për progres në të ardhmen.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.