Nuk ka fitues në Gjirokastër, Bregu dhe Ibrahimi firmosin barazimin

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Luftëtari dhe Partizani kanë ndarë nga 1 pikë në takimin e parë që vendasit zhvillonin në këtë sezon në Gjirokastër. Goli i Bregut dhe supergoli i Ibrahimit vendosën fatet e takimit që u mbyll në shifrat 1-1.

Luftëtari e mbylli takimin me 10 lojtarë pasi Liçaj u ndëshkua me dy kartona të verdhë.

Takimi nis i shpejtë ku që në të 9-tën, Trashi ekzekuton një goditje dënimi nga e djathta duke goditur direkt portën, por portieri Miraka reagon saktë duka larguar topin nga zona. Tenton edhe Ramadani nga jashtë zonës, por godet keq.

As një minutë nuk plotësohet dhe Bregu kroson një top të rrezikshëm në zonë, por goditja me kokë e Boyom del jashtë mbi traun e portës.

Në të 18-tën, Bregu fut në zonë nga e majta një top të rrezikshëm, por Reginaldo nuk ia del dot ta devijojë saktë në portë.

Kur po kronometrohej e 24-ta, Ibrahimi futet në zonë nga e djathta dhe kroson rrezikshëm në zonë, por Boyom arrin të bllokojë topin para se të shkojë te Ekuban.

Në të 34-tën, Torassa futet në zonë dhe tenton një goditje drejt portës, por topi shkon jashtë shumë lart mbi traun e portës.

Përsëri në të 36-tën, Torassa tenton të kalojë Bregun për t’u futur në zonë nga e djathta por pengohet dhe pretendon për penallti. Për arbitrin Meta ka vetëm rivënie fundore.

Rasti i fundit i pjesës së parë vjen në të 39-tën minutë ku Liçaj kroson rrezikshëm në zonë nga e djathta, por goditja me kokë e Rexhinaldos kontrollohet pa problem nga portieri Hoxha.

Pjesa e parë mbyllet këtu, ndërsa e dyta nis me Partizanin në sulm.

Në të 48-tën, Ekuban tenton me një goditje diagonale nga krahu i djathtë i hyrjes së zonës, por Miraka largon rrezikun.

Në të 56-tën, Trashi tenton një goditje qëndrore nga hyrja e zonës, por Miraka kontrollon topin pa problem.

Në minutën e 57-të, Luftëtari kalon në avantazh me anë të Bregut i cili godet mjaft saktë një top brenda zonës që nuk u largua saktë nga mbrojtja e Partizanit. 1-0 dhe gjirokastritët festojnë.

Partizani nuk mbetet prapa dhe në të 63-tën, Trashi tenton portën me anë të një goditjeje dënimi, por reagon saktë Miraka.

Sërish të kuqtë në sulm ku në të 66-tën, një goditje e lehtë me kokë në zonë e Malotës kontrollohet pa problem nga Miraka.

Në të 72-tën, Ibrahimi shënon supergol për të barazuar shifrat duke goditur saktë në pozicion diagonal një top nga e djathta e hyrjes së zonës.

Ndërsa, në të 76-tën, Luftëtari i afrohet golit pas një rrëmuje në zonë, por Hoxha i vëmendshëm shpëton portën e tij.

Në të 87-tën, Bregu tenton një goditje mjaft të rrezikshme nga hyrja e zonës, por topi shkon jashtë ngjitur me shtyllën.

Gjyqtari Kridens Meta akordon 5 minuta shtesë, ç’ka bën, që Torassa të tentojë një goditje nga larg, por Miraka largon rrezikun.

Partizani nuk resht së sulmuari dhe në të 91-tën, Trashi tenton brenda zonës me një goditje të rrezikshme, por topi del jashtë mbi traun e portës.

Sërish në të 94-tën, Torassa tenton nga jashtë zonës sërish, por Miraka i vëmendshëm kontrollon topin.

Në fund, Ekuban tenton të devijojë një top me kokë, por Miraka kontrollon pa problem.

Ndeshja nuk ka më histori dhe mbyllet këtu me Luftëtarin që del i kënaqur nga kjo sfidë, ndërsa Partizani jo dhe aq.

Pas këtij takimi, Partizani ngjitet në kuotën e 19 pikëve, duke mbetur provizorisht në vend të dytë në renditje, ndërkohë Luftëtari ngjitet në kuotën e 11 pikëve duke mbetur provizorisht në vendin e 6.

Javën e ardhshme, Luftëtari luan me Flamurtarin në Gjirokastër, ndërsa luan në Shkodër me Vllazninë. /minuta90.com/

Luftëtari-Partizani 1-1

Golat: Bregu 57’/ Ibrahimi 72’

Luftëtari: Miraka, Liçaj, Rapa, Boyom, Mersini, Dany (Beqiri 89’), Aleksi (Rapo 80’), Ramadani, Bregu, Abazaj (Montero 63’), Reginaldo (në dispozicion: Ruçi, Brahimaj, Lluka, Zogaj) Tr: Mladen Milinkoviç

Partizani: Hoxha, Ibrahimi, Krasniqi, Malota, Atanda, Vila, Ramadani, Trashi, Bardhi (Fili 75’), Torassa, Ekuban Tr: Sulejman Starova

Gjyqtarë: Kridens Meta

Kartonë të verdhë: Ramadani 37’, Bregu 58’, Liçaj 58’, 88’/ Bardhi 44’, Malota 51’

Kartonë të kuq: Liçaj 88’

S'KA KOMENTE

Comments are closed.