Nuk ka hap fals, Agolli dhe Qarabag marshojnë drejt titullit

0
SHPËRNDAJE

Ansi Agolli
Ansi Agolli
Legjionarët/ Qarabag i Ansi Agollit vijon të fitojë dhe të mbajë kryesimin në kampionatin Azerbaxhans. Ditën e sotme skuadra ku luan mbrojtësi i Kombëtares kuqezi fitoi në transfertë me rezultatin 1-2 kundër Neftçi Baku falë golave të Reynold dhe Quintana. Ka qenë një ndeshje e dominuar totalisht nga skuadra e Qarabag që tregon se mbetet pretendenti kryesor për fitimin e titullit kampion, teksa Agolli ka qenë për 90 minuta në fushë duke zhvilluar një ndeshje të mirë teksa dha kontributin e tij në këtë fitore të rëndësishme për ekipin. Tashmë Qarabag vijon i qetë rrugën drejt titullit kampion në Azerbaxhan.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.