Nuk ka hap fals, Shkëndija vijon fitoret

0
SHPËRNDAJE

imageShqiptaria/ Shkëndija e Tetovës ka arritur një  fitore të merituar 2:0 përballë skuadrës së Mlladost Carev Dvorit në takimin e javës së 21-të të Ligës së Parë të futbollit të Maqedonisë. Përballja e shtyrë nga e diela për të hënën për shkak të situatës me protestat në Shkup, ndërsa e ndërprerë të hënën në minutën e 65-të për shkak të të reshurave të dendura të shiut, më në fund u luajt sot në Veles dhe Shkëndija arkëtoi tre pikët e planifikuara. Një gol i Ibrahimit në minutën  25′ dhe një tjetër i Junior në minutën e 57′ i siguruan fitoren ekipit kuqezi për të vazhduar luftën për titullin kampion.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.