Nuk ka premio shtesë, fitorja në Beograd vlen 100 mijë euro

0
SHPËRNDAJE

Presidenti Ardjan Takaj, një ditë përpara nisjes për në Beograd u ka rikujtuar të tijve premion që kanë për të marrë, në rast fitoreje apo barazimi. Shifra është e njëjtë me ndeshjet e mëparshme, 100 mijë euro për fitoren dhe 50 mijë euro për barazimin. Në fakt, u mendua se mund të kishte një shpërblim më të lartë në këtë rast, por shifra nuk ka ndryshuar. Këtë premio presidenti Takaj e ka vendosur që në fillim të ndeshjeve në grup, pasi UEFA e shpërblen çdo ekip me 360 mijë euro për fitoren dhe 120 mijë euro për barazimin.

Deri tani, në tri ndeshjet e para të grupeve, klubi juglindor ka përfituar 240 mijë euro, për shkak të dy barazimeve me Jang Bojs dhe Partizanin e Beogradit në “Elbasan Arena”. Futbollistët kanë përfituar 100 mijë euro me këto dy barazime. Kalimi i mundshëm i grupeve të Europa League do të sillte miliona euro për Skënderbeun, një objektiv vërtet i vështirë, por jo i paarritshëm. Nëse nesër në mbrëmje Skënderbeu arrin të marrë tri pikë në Beograd dhe Jang Bojs nuk fiton ndaj  Dinamos së Kievit, korçarët kanë shumë shanse për të shkuar më tej.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.