Nuk ka pushim për Flamurtarin, trajneri Gentian Mezani nxjerr ekipin në stërvitje

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Nuk ka pushim për Flamurtarin. Pas humbjes dramatike ditën e djeshme ndaj Vllaznisë me rezultatin 3-2, stafi teknik ka vendosur që ditën e sotme lojtarët të dalin në stërvitje.

Kjo nuk ka qenë ndonjë masë ndëshkimore, por trajneri Gentian Mezani është duke zhvilluar përgatitjet për ndeshjen ndaj Besëlidhjes në Kupë. Kuqezinjtë do të luajnë ndeshjen e kthimit ndaj lezhjanëve në Kupën e Shqipërisë në mesjavë, ku do të synojë kualifikimin për në gjysëmfinale të këtij turneu.

Megjithatë ky objektiv nuk do të jetë aspak i lehtë, pasi Besëlidhja arriti të fitojë 1-2 në ndeshjen e parë në Vlorë, dhe ndeshja e kthimit pritet të jetë akoma më e vështirë. Siç mëson minuta90.com, në këtë takim pritet të rikthehet Ilir Berisha dhe Donjet Shkodra, ndërsa në këtë sfidë nga minuta e parë pritet ta nisë portieri Argjent Halili. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.