Nuk ka surpriza, Hamilton vendos diktatin në Monza

0
SHPËRNDAJE

imageFormula 1/ Nuk ka surpriza, Lewis Hamilton fiton edhe në shtëpinë e Ferrarit në Itali. Piloti britanik ka zhvilluar një garë perfekte në pistën e Monzës, duke mos i dhënë asnjë shans pilotëve të tjerë duke mbyllur thuajse përfundimisht edhe çështjen e titullit.

I ndjekur nga Sebastian Vettel dhe Felipe Massa, respektivisht në vendin e dytë dhe të tretë, Hamilton vendosi diktatin e tij. Scudetia Ferrari duhet të kënaqet me vendin e dytë përpara tifozëve të saj, të cilët ishin të shumtë në pistën e tyre. Ndërkohë që rikthehet në podium edhe Felipe Massa. Një garë mjaft të mirë zhvilloi edhe Kimi Raikkonen i cili u rendit i pesti, pasi pati mjaft probleme në start. Ndërkohë një garë për t’u harruar për pilotin tjetër të Merceds, i cili e mbylli atë para kohe pasi motorri i tij shpërtheu në flakë.

Rezultatet e plota të garës
image

S'KA KOMENTE

Comments are closed.