Nuk ndalet Berisha, dopietë në Australi (VIDEO)

0
SHPËRNDAJE

Legjionarët/ Besart Berisha nuk di të ndalet në kampionatin australian. Sulmuesi shqiptar ka realizuar një dopietë ditën e sotme në ndeshjen ndaj Perth Glory, por pa mundur dot që të shmangë humbjen e skuadrës së tij, Melbourne Victory. Ndeshja mes tyre përfundoi me rezultatin 3-2, por padyshim që Berisha ka qenë ndër lojtarët më të mirë në fushë. Vendasit e Perth Glory kaluan në avantazh të dyfishtë brenda dy minutave duke shënuar në të 27′-ën dhe në të 29′-ën. Melbourne u kundërpëgjigj me anë të Besart Berishës i cili në minutën e 44′ realizon një gol vërtet të mrekullueshëm pas një marrje të bukur në zonë duke rihapur ndeshjen. Në pjesën e dytë është sërish Berisha që bëhet protagonist.

Besart Berisha
Besart Berisha

Në minutën e 69′ sulmuesi shqiptar arrin të shënojë edhe golin e dytë duke barazuar ndeshjen falë një goditje me kokë brenda zonës. Edhe pse skuadra e tij mbeti me 10 lojtarë, gjeti forca për t’a barazuar ndeshjen. Por fatkeqsisht dopieta e Berishës nuk e ndihmoi Melbourne Victory për të marrë qoftë edhe 1 pikë pasi në minuten e 82′ skuadra e Perth Glory shënoi sërish gol për t’a fituar ndeshjen 3-2. Dy golat e sotëm e çojnë në 13 numrin e tyre të shënuar nga sulmuesi shqiptar, i cili renditet i dyti në listë e golashënuesve.

 

Golat dhe rastet e ndeshjes

S'KA KOMENTE

Comments are closed.