Nuk ndalet Kamza, Tomori ndjek Lushnjën

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Në Grupin A të Kategorisë së Parë është Kamza e drejtuar nga Bledar Devolli, që po ecën në rrugën e duhur duke “lokomotiva” në këtë grup skuadrësh. Të besuarit e Devollit kanë fituar ngusht 1-0 me golin e Rezit në pjesën e parë ndaj Burrelit.

Ndërsa në sfidat e tjera Besëlidhja ka fituar pastër 2-0 ndaj Shënkollit, ndërsa Kastrioti me të njejtat shifra ka mposhtur Besën me golat e Koreshit dhe Cutrës.

Mamurrasi fiton ndaj Tërbunit me golin e Luzit minimalisht 1-0.

Ndërkohë që Iliria pëson një “manita” ndaj Erzenit në Shijak.

GRUPI A

Erzeni-Iliria 5-0
11′, 49′ Lleshi, 33′ Pasha, 44′ Vathi, 80′ Troplini

Mamurrasi-Tërbuni 1-0
66′ Luzi

Kastrioti-Besa 2-0
31′ (p) Koreshi, 84′ Çutra

Besëlidhja-Shënkolli 2-0
27′, 45’+2′ Bajiç

Kamza-Burreli 1-0
25′ Rezi

kateg-1-1

Në Grupin B Sopoti gjen fitorën e parë ndaj Shkumbinit me një ndeshje të dominuar nga djemtë e Mallutës, por që golat erdhën në 15 minutat e fundit të ndeshjes dhe ishte kapiteni Cota që më kokë shënoi dy herë duke i dhënë fitoren e parë librazhdasve.

sp-2Tomori i drejtuar nga Gentian Stojku fiton pastër 2-0 ndaj Elbasanit me golat e shënuar që në pjesën e parë nga Kanapari dhe Caco. Beratasit renditen të dytët pas Lushnjes, ndërkohë që Elbasani ndodhet në fundin e tabelës.

Fiton edhe Dinamo ne transfertë ndaj Turbinës me golin e shënuar nga Turdiu në pjesën e parë.

GRUPI B

Sopoti-Shkumbini 2-0
76′, 90′ Çota

Tomori-Elbasani 2-0
13′ Kanapari, 37′ Çaço

Turbina-Dinamo 0-1
31′ Turdiu

Të hënën

Apolonia-Bylis 14:00

S'KA KOMENTE

Comments are closed.