Nuk ndalet Klopp, vjen transferimi i dytë në merkato

0
SHPËRNDAJE

Premier League/ Jurgen Klopp e ka filluar me këmbën e mbarë merkaton e verës tek Liverpool teksa ditën e sotme ka kryer edhe transferimin e dytë në merkato.

Pas firmës në janar të Joel Matip, i cili do të bashkohet me të kuqtë vetëm tani, ditën e sotme një tjetët lojtar i Bundesligës transferohet tek Liverpool. Bëhet fjalë për portierin e Mainz, Loris Karius.

Loris Karius
Loris Karius

Vetëm 22 vjeçar, ai shihet si një nga portierët me të ardhme pasi ka ruajtur portën të paprekur plot 9 herë dhe renditet i treti sipas statistikave.

Mesa duket Jurgen Klopp e njeh mjaft mirë portierin Karius, teksa tashmë ai blindon dhe portën.

Ndërkohë portieri gjerman ka kaluar me sukses ditën e sotme vizitat mjekësore dhe firma mbi kontratë është një fakt i kryer.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.