Nuk ndalet Kukësi, gati firma me një brazilian

0
SHPËRNDAJE

Superiorja/ Drejtuesit e Kukësit duket se nuk janë ende të kënaqur me numrin e afrimeve të kryera në merkato, dhe për këtë gjë janë duke menduat të sjellin lojtarëvtë të tjerë për të përforcuar skuadrën.

Joao Paolo
Joao Paolo

Emri më i fundit në skenë është ai i një sulmuesi brazilian, i cili pritet të mbërrijë ditët në vijim tek kuksianë që janë duke kryer fazën përgatitore në Slloveni dhe ku dje humbën në ndeshjen e rradhës miqësore me shifrat e thella 4-0. Bëhet fjalë për sulmuesin Joao Paolo, i cili vjen nga skuadra e Rio Claros.

Sipas asaj që shkruan “Panorama Sport”, 28 vjeçari brazilian pritet të vijë në formë huazimi tek Kukësi, por më pas nëse lojtari do të shitet diku tjetër do të jetë klubi brazilian ai që do të përfitojë 60% të vlerës së kartonit.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.