Nuk ndalet Kukësi, zyrtarizon edhe një brazilian

0
SHPËRNDAJE

Drejtori Dervishi dhe Weverton Gones Souza
Drejtori Dervishi dhe Weverton Gomes Souza

Superiorja/ Kukësi nuk ka të ndalur në këtë merkato. Pas Gurit dhe Arbrit, drejtuesit e klubit kuksian kanë zyrtarizuar ditën e sotme një tjetër afrim në dukje tepër cilësor në skuadër. Bëhet fjalë për brazilianin Weverton Gomes Souza, i cili para pak çastesh ka hedhur firmën mbi kontratë për t’u bërë pjesë e verilindorëve.

Weverton Gones Souza duke firmosur
Weverton Gomes Souza duke firmosur

Ai vjen nga skuadra e Tigres në Brazil teksa është në formën e huazimit, por kontrata e tij do të jetë me opsion rinovimin për një sezon tjetër. 24 vjeçari luan si sulmues dhe shihet si një goditje e madhe në merkato. Duket se me afrimin e drejtorit Dervishi, skuadra e Kukësit tashmë ka filluar një punë të mirë në forcimin e ekipit.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.