Nxehet kampionati, Flamurtari kërkon arbitër të huaj

0
SHPËRNDAJE


Superiorja / Flamurtari luan të shtunën në Laç, ndërkohë që mësohet se klubi vlonjat ka bërë kërkesë në Federatën Shqiptare të Futbollit që ndeshja të gjykohet nga arbitra të huaj.

Diçka të tillë e ka thënë vetë administratori Sinan Idrizi, i cili është shprehur në “Panorama Sport” se këtë gjë ia ka kërkuar stafi i tij.

“E morëm këtë iniciativë pasi ishte stafi teknik që ma kërkoi dhe besoj se është diçka e drejtë. Ndeshja me Laçin është e një rëndësie të veçantë, ndaj pse mos të gjykohet nga të huaj. Edhe Laçi mund të kërkojë gjyqtar të huaj kur të luaje në Vlorë. Në fakt unë kam më shumë besim te shqiptarët”, është shprehur ndër të tjera Idrizi.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.