SHPËRNDAJE

Odise Roshi
Odise Roshi
Legjionarët/ Dyshja e kombëtares shqiptare Bekim Balaj dhe Odise Roshi kanë marrë pjesë në ndeshjen e ekipit të Rijekës në Europa League përballë Aberdenit, e cila përfundoi me rezultatin 2-2. Roshi e ka nisur si titullar këtë sfidë, ndërsa Balaj ka qënë në pankinë. Mesfushori fierak kështu ka bërë edhe debutimin e tij zyrtar me ekipin kroat, por nuk e ka zhvilluar të plotë ndeshjen pasi është zëvëndësuar nga trajneri në minutën e 52′.

Bekim Balaj
Bekim Balaj
Bekim Balaj, të cilin jemi mësuar t’a shohim titullar si zakonisht, këtë rradhë është futur në lojë në minutën e 74′ por pa mundur të lërë gjurmë në këtë përballje. Pavarësisht këtij barazimi 2-2, Rijeka eleminohet nga Europa League, pasi u mposht me rezultatin 3-0 në Skoci ndaj Aderben.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.