Odise Roshi: Duhej ta mundnim Dinamon e Zagrebit

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Ka debutuar Odise Roshi në kampionatin kroat me Rijekën, në javën e pestë kundër Dinamo Zagreb, duke hyrë në fushë në ’58 duke zëvendësuar pikërisht Bekim Balën.

“Nuk luajta shumë por ishte ndeshje me shumë rëndësi për mua. Ndihem mirë por duhej të fitonim. U mundova të ndihmoj ekipin me sa munda. Megjithëse ngelëm me një lojtar më pak nga fundi, prapë i patëm mundësitë të dilnim me tre pikë nga kjo ndeshje,” – flet Roshi rreth ndeshjes Dinamo Zagreb – Rijeka e mbyllur në barazim pa gola zhvilluar në stadiumin “Maskimir”, aty ku do zbresë shumë shpejt edhe Skënderbeu i Korçës.
roshi-feat
“Jam i motivuar dhe me dëshirë për të luajtur. Nuk pata edhe aq hapësirë por them se u përshtata mirë. Portieri i Dinamos ishte në formë të shkëlqyer. Edhe gjyqtari nuk e mbajti lojën si duhet por ne treguam kush jemi ndaj një pjesëmarrësi të Ligës së Kampioneve. Edhe ndeshja tjetër do të jetë e fortë kundër Hajduk, por do bëjmë maksimumin tonë,” – përfundoi Odise Roshi për mediat kroate.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.