Odise Roshi:Me Maqedoninë është e vështirë

0
SHPËRNDAJE

.

Odise Roshi në konferenc per shtypë flet per ndeshjen e 5 shtatorit ndaj Maqedonis /supersport/

Roshi:E mbaj mënd ndeshjen në Prilep, para 5-6 vjetësh: Atmosfera nuk ishte e mirë dhe kishte thirrje rraciste. Por, këtë herë shpresoj që atmosfera do të jetë e qetë dhe ndeshja “fair play”.
Me Maqedoninë është e vështirë, ata kanë elementë cilësor në skuadër. I njoh disa lojtarë të tyre. Morën 3 pikë shumë të rëndësishme ndaj Izraelit dhe do të jetë një ndeshje shumë agresive.

Roshi:Për çdo ekip më e mira është tre pikëshi, por kur del me pikë nga ndeshjet jashtë fushë është gjithsesi pozitive.

Roshi analizoi edhe suksesin ndaj Lihtenshteinit/
Roshi:Disa e mendonin si ndeshje të lehtë, por sot të gjithë dinë të luajnë futboll, siç na ka ndodhur me Luksemburgun. Në pjesën e parë luajtëm mirë, por e kishim më të vështirë dhe më pas shënuam. Në klub e kalova pa probleme fazën përgatitore, luajta pak në fillim të kampionatit, por prej një problemi në gju qëndrova tre javë jashtë.

Nuk ka skuadra të lehta. E mendoja ndonjëherë si me Luksemburgun, ku shënova golin e parë, por pastaj pësuam dy gola. Megjtihatë kisha besim te fitorja.

De Biasi apo Panuçi
Roshi:Mua më pëlqen loja e të dyve, sepse luajnë me krahët dhe për rolin tim është shumë e rëndësishme. Do të thoja që De Biasi është pak më liberal.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.