Oferta nga Italia, ja si përgjigjet De Biasi

0
SHPËRNDAJE

Conte  & De Biasi
Conte & De Biasi

Kombëtarja/ Pas publikimit të lajmit nga “SportMediaset” në lidhje me të ardhmjne Gianni De Biasit në krye të pankinës italiane, vjen edhe përgjigja e tij. Trajneri i Kombëtares Shqiptare, është shumë pranë ëndrrës për të marrë drejtimin e “Axurreve”, teksa sipas raportimeve në Itali, De Biasi tashmë është kthyer në të preferuarin e Carlo Tavecchios për këtë post. Pas shumë sugjerimesh dhe nga ish trajnerë të Kombëtares italiane, ndër to edhe Marcello Lippi, tashmë duket se e ardhmja e trajnerit kuqezi është vulosur.

Gianni De Biasi
Gianni De Biasi

I pyetur nga “Quotidiano Sportivo”, De Biasi ka konfirmuar faktin se është në pritje të një telefonate të nga Presidenti i Federatës Italiane të Futbollit, Carlo Tavecchi në lidhje me këtë çështje. Ja deklarata e tij: “Të qenurit trajner i Kombëtares së Italisë përbën një eksperiencë shumë tërheqëse, megjithatë për momentin nuk ka asgjë konkrete. Ndihem gati për këtë aventurë”, ka deklaruar ai, i cili më pas foli edhe për kontratën e tij me kuqezinjtë, ku u shpreh: “Kontrata ime me që kam Federatën Shqiptare të Futbollit përfundon në vitin 2017. Unë kam edhe një marrëveshje me presidentin Duka, që në rast të një oferte shumë të rëndësishme për karrierën time, ai do të më lejojë të largohem”, kanë qenë fjalët e Gianni De Biasit.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.