Oferta për sulmuesin por Kukësi nuk e lëshon

0
SHPËRNDAJE
Loading...


Superiroja/ Kukësi nuk e ka lënë të lirë sulmuesin Sindrit Guri, që ka edhe një vit kontratë me kampionët. Shkodrani vjet ka pasur pak hapësira, duke u aktivizuar kryesisht si zëvendësues, ndërkohë që në kupat e Europës ndaj Sherifit të Tiraspolit ishte titullar, çka ka bërë që të vijnë edhe ofertat e para për të.

Pikërisht moldavët e Sherifit janë “fiksuar” pas Gurit dhe kanë bërë një ofertë zyrtare në klub, që shkon në 100 mijë. Jo pak, duke ditur se sa ka luajtur sulmuesi, por Kukësi do më shumë, madje fillimisht pretendonte 300 mijë, por momentalisht ata janë gati ta mbyllin marrëveshjen për 200 mijë euro, sikurse raporton gazeta “Sport Ekspres”.

Mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë tani, pasi nëse Guri do vazhdojë të qëndrojë edhe sezonin e ardhshëm në stol, oferta të tilla te Kukësi as në ëndërr nuk do mund t’i shohin.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU