Ofertë belge për Kahatan, por Tirana nuk e lëshon

0
SHPËRNDAJE

kahaFrancis Kahata duket se është shndërruar në një çështje të momentit te Tirana. Ditët e fundit është folur se mesfushori kenian ka synim të luajë në një kampionat si ai belg, apo islandez, prandaj nuk ka ndërmend të kthehet te bardheblutë, pavarësisht se ka një kontratë me klubin kryeqytas.
Pikërisht, ky i fundit ka dashur të reagojë me një sqarim në lidhje me pozicionin e lojtarit, në raport me Tiranën, duke zbuluar edhe për një ofertë që ka ardhur në drejtim të klubit: “Duke marrë shkas nga disa artikuj te shkruar gjate diteve te fundit per te ardhmen e Francis Kahates, KF Tirana deshiron te sqaroje te ardhmen e tij. Mesfushori nga Kenia eshte dhe do te jete pjese e klubit per sezonin e ri. Kahata ka firmosur me KF Tiranen ne janar per dy vite e gjysem dhe mbetet ne kontrate si pjese e rendesishme e skuadres bardheblu edhe per dy vite te tjera. Ne adrese te klubit ka mberritur nje oferte konkrete nga nje klub belg, por kjo kerkese eshte refuzuar. Francis Kahata do te mbetet i Tiranes. Klubi po punon per te pajisur me dokumentacionin e nevojshem dhe vizen shqiptare per te rikthyer prane skuadres mesfushorin nga Kenia”.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.