Ofertë faraonike, Lamushi do Canën tek Al Jaish në Katar

0
SHPËRNDAJE
Loading...

canaMarsejMe largimin e sigurt nga Lacio, kapiteni i Kombëtares, Lorik Cana, kërkoi disa ditë kohë nga klubi bardhekaltër për të qartësuar destinacionin e ardhshëm.
Megjithatë, sipas mediave italiane, me shumë mundësi e ardhmja e Canës do të jetë kampionati i Katarit. Sipas portalit pranë klubit italian, “lalaziosiamonoi.it”, pista më e mundshme për Canën është klubi Al Jaish në Katar.
Trajneri i kësaj të fundit, francezi Sabri Lamushi, njihet me lojtarin shqiptar dhe ai dëshiron që Cana të jetë me çdo kusht pjesë e skuadrës së tij. Ishfutbollisti i Kombëtares së Francës ka luajtur bashkë me Canën tek Olimpiku i Marsejës dhe tashmë duke qenë se Loriku është në kërkim të një ekipi, ka nxituar për t’i bërë një ofertë, që mendohet se shkon afro 2 milionë euro në vit. Megjithatë, bisedimet po zgjasin, sepse ende nuk është gjetur gjuha e përbashkët mes palëve.
Aktualisht, Cana përfiton rreth 1.7 milionë euro në vit te Lacio, në një kohë që klubi italian i ka premtuar se do ta lërë të lirë nëse ai gjen një skuadër tjetër. Vetë drejtori sportiv i Lacios, shqiptari Igli Tare, u shpreh se e ardhmja e Canës do të mësohej shumë shpejt, por në klubin bardhekaltër nuk ka ende një komunikatë zyrtare për ekipin e ri të kapitenit kuqezi. Cana nuk ka zhvilluar asnjë ditë stërvitje me skuadrën e drejtuar nga Stefano Pioli në kuadër të sezonit të ri futbollistik.

Burimi: http://www.panorama-sport.com/2015/08/oferte-faraonike-lamushi-do-canen-tek-al-jaish-ne-katar/#ixzz3hbQYTLNv

S'KA KOMENTE

Comments are closed.