Ofertë nga Moldavia për Edon Hasanin

0
SHPËRNDAJE


Edon Hasani u largua para pak kohësh nga Kukësi, teksa ndërpreu kontratën me verilindorët pa u mbyllur kampionati.

Interesim për të kanë disa skuadra në vend, por dëshira e shkodranit është të vijojë karrierën jashtë vendit dhe Moldavia është një mundësi për të.

“Sport Ekspres” shkruan sot se mesfushori ka marrë një ofertë nga Daçia Kishinau, ekipi që po lufton për titullin në Moldavi. Palët po bisedojnë dhe pritet të shihet nëse do të ketë dakordësi për kushtet.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.