Ofertë turke për Xhejms

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Xhejms i Lacit, ndaj TeutesParaqitjet e mira me skuadrën e Laçit të Xhejms Adeniji duket që kanë tërhequr vëmendjen e turqve të Trabzonsporit.

“Gazeta Istanbul” shkruan se skuadra turke dëshiron të marrë në skuadër sulmuesin nigerian të kurbinasve.

“Së fundmi u zbulua se kërkimet e Trabzonsporit për një sulmues të lëvizshëm dhe njëkohësisht golashënues, mund t’i përmbushë sulmuesi i Laçit, Segun James Adeniyi. Drejtuesit e klubit të Trabzonsportit në kërkim të një sulmuesi të shpejtë dhe shënues, surprizën e kërkuar e gjetën në Shqipëri, në ekipin e Laçit. Madje thuhet se Trabzonspori i ka bërë një ofertë Segun James Adeniyi. Për 22-vjeçarin nigerian Trabzonspori është në duel me 1860 Munih”, shkruan “Gazete Istanbul” në versionin e saj on-line në internet.

Kontrata me Laçin nuk ka përfunduar akoma, ndaj “lejen” për transferimin e lojtarit e ka në dorë presidenti i klubit, Pashk Laska.

Xhejms ka luajtur gati dy sezone me bardhezinjtë, ku është spikatur si pikë referimi për sulmin e skuadrës.

Burimi: http://www.panorama-sport.com/2015/07/oferte-turke-per-xhejms/#ixzz3getB7vxp

S'KA KOMENTE

Comments are closed.