Ogure të mira dhe për Erzenin

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Po e nisim ditën me një lajm për Kategorinë e Parë. Pas shumë kohësh të lënë në harresë, stadiumit të Shijakut mesa duket do ti vendoset “dorë” pas gjendjes së mjerueshme që ka qenë ndër vite. Prania e Gianni De Biasi paska qenë një ogur i mirë për të dyja ekipet.

Stadiumi i Erzenit “Tofik Jashari” pas atij të Korabit do të jetë me tjetër pamje sezonin tjetër, pothuajse njësoj me një impiant Superlige me stola, tribuna dhe vende vip e media, por edhe ballore me shkallë plastike… Urime Erzenit!!!

Shijak-11


Detaje nga facebook zyrtar i Erzenit

Ju paralajmëruam në mëngjes se kishim një super lajm për stadiumin “Tofik Jashari” dhe tani po jua bëjmë me dije.
FSHF ka vendosur se çdo pjesë e stadiumit “Qemal Stafa” do të dhurohet nëpër stadiume ku mungon infrastuktura e duhur për të mos çuar dëm asgjë nga impianti i vjetër. Kullat ndriçuese i janë dhuruar “Zeqir Ymeri” në Kukës, ndërsa tek ne ku stadiumi është në rikonstruksion e sipër, FSHF pas kërkesës së klubit ka vendosur të dhurojë elementë mjaft të rëndësishëm.
1– Tuneli ku lojtarët zbresin në fushë (element i nevojshëm për sigurinë e tyre)
2- Stolat e “Qemal Stafa” për tu vendosur në tribunat kryesore A dhe B por edhe në atë ballore të sapondërtuar.
3- Tapeti i “Qemal Stafa” elementi ky më i rëndësishëm duke parë dhe gjendjen mjerueshme të tapetit aktual që kemi.

Të gjitha këto reduktojnë ndjeshëm shpenzimet e klubit për stadiumin dhe rrisin cilësinë dhe kushtet e stadiumit.
“Tofik Jashari” pritet që pas përfundimit të ketë :
– Tribuna “V.I.P” A,B & ballore.
– Vend të veçantë në tribunën V.I.P për median.
– Tapet cilësor për zhvillimin e ndeshjeve.
– Kushte sigurie me rrethimin e ri me mur të lartë.
– Ambjent komod në dhomat e zhveshjes.
Ndërkohe dushet për futbollistët janë ne gjëndje optimale dhe nuk do të rinovohen.

Me të gjitha elementët e sipërpërmendur “Tofik Jashari” pritet të jetë një impiant i cili ofron kushte komode dhe mund të liçensohet edhe për takimet e superligës.

Falenderojmë FSHF dhe kreun e saj Armando Duka për dhurimin e tapetit, stolave, tunelit.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.