Olainka bën ç’ti dojë qejfi tek Skënderbeu

0
SHPËRNDAJE

Superiorja/ Piter Olainka më në fund është rikthyer në Shqipëri. Ditën e sotme rreth orës 10:00 të paradites lojtari ka zbarkuar në “Tropikal Resort”, aty ku edhe ndihet si një pasha i vërtetë. Pas shumë refuzimesh që ai i bëri ekipit të Skënderbeut, duke thënë se nuk donte të rikthehej më aty, tashmë duket se pjesëmarrja në Kupat e Europës ka bërë që lojtari interesaxhi tashmë të kthehet tek ekipi korçar.

Olainka e shpalli me kohë dëshirën e tij për rikthimin tek Skënderbeu, por vetëm pasi ekipi arriti të siguronte pjesëmarrjen në Europa League. Por edhe pas kësaj, lojtari do të bëhej një protagonist i një “telenovele” e cila dukej se nuk do të mbaronte.

image
Olainka shprehej se donte të kthehej, por se babai i tij nuk i jepte pasaportën dhe shumë lojëra të tilla, duke u tallur jo vetëm me një ekip kampion si Skënderbeu dhe me drejtuesit e klubit që e kanë mbajtur në pëllëmbë të dorës, por edhe me të gjithë qytetin e Korçës.

Presidenca korçare asnjëherë nuk e humbi toruan, dhe gjithmonë janë shprehur se e prisnin Olainkën në ekip, por sulmuesi vazhdonte të bëntë lojërat e tij. Nga kjo gjë duket se sulmuesi nigerian ndihet i plotëfuqishëm tek Skënderbeu dhe mund të bëjë ç’farë të dojë, kjo edhe për shkak të kujdesit që ka treguar ndaj tij i gjithë klubi korçar.

Lojtari duhet t’a kuptojë se është mjaft i vogël për t’u tallur me emrin që ka Skënderbeu, apo për skuadrën që tani ka bërë historinë e futbollit shqiptar. Mbërritja e tij ngjason me barsoleten e famshme të bariut me ujkun.

Tani që Olainka ka ardhur vërtetë, nuk e beson më askush. Pasi pak kohë më parë ai postoi një foto në rrjetin social Facebook ku bënte të ditur se ka mbërritur, por në të vërtetë s’kishte ardhur. Tani që Olainka erdhi të gjithë po pyesin: Kur do të jetë arratisja e fundit nga ana e tij?

S'KA KOMENTE

Comments are closed.