Olainka si Maradona, me helikopter direkte në fushë (VIDEO)

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Vazhdon telenovela “Olainka” në kampin bardhekuq. Lojtari një herë shprehet se do të vijë në Korcë, më pas ndryshon mendim. Një herë babi i merr pasaportën, më pas i shpohet goma e taksisë rrugës për në aeroport. Më pas sërish babai i merr pasaportën. Ndërkohë që presidenti Ardjan Takaj, një njeri tepër rezultativ në krye të Skënderbeut, sërish premton rikthimin e Olainkas.

helikoPor me të drejtë tifozëve korçarë i lind pyetja: Kur do të vi ky Piteri? Apo është menduar ardhja e tij si të jetë Maradona, direkte me helikopter në fushë? Lojtari me të vërtetë ka talent, kjo është e padiskutueshme, por këto lojëra si kanë hije, për më tepër kur lojtarë të ndryshëm nga klubi korçar janë penalizuar për gjëra më të lehta. Klubi shikon tek Olainka të ardhme, e shohin atë si biznes, por me sa duket vetë Piteri e ka kuptuar dicka të tillë dhe vazhdon lojën sipas qejfit. Nëse të gjithë lojtarët e Skënderbeut do të vepronin si “Piter bredharaku”, atëherë Skënderbeu tani s’do të ishte në këto nivele.

Kështu zbriti Maradona disa vite më parë për ditëlindje. Pikërisht kështu ndoshta pritet të zbarkojë edhe Olainka:

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.