Oliveira: Shqipëria? Ekip i vështirë por na duhet vetëm fitore

0
SHPËRNDAJE

Mbrojtësi portugez Paulo Oliveira e konsideron tepër të rëndësishme që të gjithë lojtarët e kombëtares së Portugalisë të jenë të përqendruar që nga minuta e parë ndaj Shqipërisë në mënyrë që të mos befasohen. I pyetur nga gazeta e madhe portugeze “Abola”, Oliveira u shpreh kështu:

“Shqipëria është ekip i vështirë dhe ende nuk ka humbur por ne kemi plot kualitete dhe kemi besim te ata. Duhet të përqendrohemi te fitorja. Nuk na ka demoralizuar aspak humbja me Francën (0-1). Vijmë mëse të motivuar në Shqipëri se përfaqësojme kombin. Do jetë ndeshje e mirë besoj por e theksoj që na duhet të mendojmë vetëm fitoren”, – përfundoi qendërmbrojtësi Paulo Oliveira.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.