Olsi Teqja firmos me Shkëndinë

0
SHPËRNDAJE
loading...


Ishte menaxheri i njohur Andi Matraxhiu i cili bëri publik transferimin e lojtarit.
Olsi Teqja nuk shkon te Partizani, por në Maqedoni te Shkëndija e Tetovës, aty ku do të nënshkruajë një kontratë 2-vjeçare.

Lajmi bëhet i ditur nga Supersport, që raporton se mbrojtësi ishte një kërkesë e trajnerit të ri Qatip Osmani, i cili e dëshironte Teqjen në skuadrën e tij.

Për të kishte disa oferta, por duket se tanimë do provojë të luajë në Maqedoni, me kuqezinjtë e Tetovës, që janë rivalët kryesorë të Vardarit për titullin kampion.

Veç Partizanit, ku pengesë u bënë tifozët, edhe trajneri Gjoka e donte në Kukësi qendërmbrojtësin që në dy sezonet e fundit u aktivizua me Tiranën, ndërsa më parë ka veshur fanellën e Laçit, Bylisit dhe Kastriotit.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU