Olsi Teqja mungon në stërvitjen e bardhebluve

0
SHPËRNDAJE

11899952_1618158215106961_2811001126008150741_nMesfushori i talentuar i Tiranës, Olsi Teqja, ka munguar në seancën stërvitore të ditës së mërkurë. Bardheblutë vazhdojnë përgatitjet në kuadër të derbit të shumëpritur. Teqja pësoi një kontraktim në kofshën e djathtë në ndeshjen e Kupës ndaj Erzenit, por eko ka dalë pozitive dhe ai do të jetë i gatshëm për derbin. Gjithashtu, edhe kapiteni Ervin Bulku vazhdon të ketë probleme dhe është stërvitur i diferencuar duke qenë në dyshim për sfidën me rivalët historikë të Partizanit.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.