Olsi Teqja pëson kontraktim në kofshë, mbi 10 ditë “out”

0
SHPËRNDAJE

Olsi Teqja mungoi në ndeshjen e djeshme ndaj Kukësit. Ai ishte llogaritur si pjesë e formacionit, por një dëmtim i pësuar në kofshë e ka detyruar që të humbasë çerekfinalen kundër Kukësit.

Lojtari ndjeu dhimbje që në stërvitjen e fundit, megjithatë vetëm në grumbullim u konfirmua si mungesë. Pas analizave që ka zhvilluar, është konstatuar se qendërmbrojtësi ka kontraktim të fortë në kofshë dhe për pasojë do t’i duhet që të qëndrojë 10 deri në 14 ditë jashtë fushave.

Mungesa e tij është tejet e rëndësishme për bardheblutë dhe sidomos kur dihet që organika është e cunguar. Gjatë kësaj kohe lojtari do të kryejë terapi dhe ekzistojnë shanset që të ia dalë para kohe.

Olsi Teqja e ndoqi ndeshjen në shkallët e stadiumit “Selman Stërmasi” si tifoz, i shoqëruar edhe nga mbrojtësi tjetër i dëmtuar, Dorian Kërçiku. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.