Only in Albania ! Vetëm në Shqipëri!

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Nga Albano Kolonjari

Ndodh vetem ne Shqiperi. Mjafton nje rezultat negativ dhe drejtuesit e klubit te bejne “gropen”. Kjo situate po kthehet ne trend negative per shume skuadra dhe drejtuesit e klubeve nuk duan ta dine as per ecurine pozitive te rezultateve dhe as te ecurine e zhvillimit te takimit qe humbet.

Se cfare ka ndodhur dhe cfare eshte biseduar midis drejtorit te Kukesit Ekrem Spahia dhe teknikut Klodian Duro me mire se kush do e dine keta te dy.

Sipas lajmeve sportive Ekrem Spahia nuk e ka kaperdire dot humbjen ndaj Partizanit. Klodian Duro nuk ka kaperdire ate qe i ka thene Spahia dhe eshte larguar. Pikerisht ne kete vorbull lindin pyetja pse u largua Duro. A eshte perplasur Spahia me Duron per zgjidhjet e tranjerit ne kete ndeshje? Nuk besoj! Ekrem Spahia nuk eshte specialist i mirfillte futbolli.

Ne klubin e Kukesit teknikisht dhe taktikisht zgjidhjet e tranjerit Duro kontrollohen nga drejtori teknik Hasan Lika. Ky i fundit raporton ne detaje tek presidenti Gjici. Pas takimit Kukesi-Partizani Lika pranoi rezulatin e ndeshjesh dhe nuk beri publike asnje kritike ndaj lojtareve apo zgjedhjeve te tranjerit Duro. A toleroi Kukesi ne takimin me Partizanin!

Ata qe e pane ndeshjen e kane te veshtire te thone po. Sa per kronike ata qe ishin me afer fitores ishin vendasit e Kukesit. Humben nje 11 metersh, dhe shpetuan porten e tyre te pakten dy here ne ate qe ne gjuhen e futbollit quhet “gola te sigurte”.

Partizani shenoi ne minutat shtese fale aftesive goditese te Sukajt. Nese kjo ndeshje do te ishte nje ndeshje e fiksuar lind pyetja, pse duhet te pritej te shenohej gol ne minuten e fundit.

Kjo mund te rrezikonte marreveshjen midis dy klubeve, pasi gjyqtari mund te mbyllte takimin kur rezulati ishte 0-0. Nese kishte nje mareveshje midis klubeve, nuk do te kishte as penallti per Kukesin dhe as karton te kuq per portierin Alban Hoxha.

Faktikisht nderyrja e kapitenit dhe portierit te Partizanit me rregulloren e futbollit ndershkohet me 11 metersh dhe karton te kuq, dhe gjyqtari ne kete rast zbatoi rregulloren. Dhe nese kishte nje mareveshje patjeter qe i pari qe do te ishte ne dijeni do te ishte vete drejtori i Kukesit Ekrem Spahia.

Mund ta kem edhe gabim por duke analizuar keto mund te the qe nuk ka patuar asnje mareveshje. A e urren Spahia klubin e kuq! Pak jave me pare ndersa FK Partizani festonte 70 vjetorin e krijimit, Spahia i ftuar ne emisionin Fair Play News 24 atakoi klubin e kuq per zgjidhjen qe keta te fundit bene per te festuar ditelindjen e tyre te 70. Spahia harroi dhe ne kete emision dhe foli me shume me gjuhen e nje politikani se sa ate te nje zyrtari sportiv.

Ai e krahasoi yllin ne fanelat e Partizanit si simbol te komunisteve. Pavaresisht bindjeve te tij politike te djathta, Spahia duke qene drejtor i nje klubi sportiv nuk duhej te merrej me zgjidhjet dhe simbolet e nje klubi tjeter futbolli ne Shqiperi aq me teper qe kjo zgjidhje ishte per te respektuar te gjithe ata qe dhane kontributin per nje klub Legjende sic eshte Partizani.

Shpresojme qe Spahia te mos e kete keq intrepetuar fitoren e Partizanit si nje fitore te klubit me simbole komuniste dhe me kete ide ne koke ka “sulmuar” teknikun Duro. Nese kjo eshte e vertet atehere Spahia duhet te largohet nga drejtimi i Kukesit dhe te merret me politike dhe jo me sport.

Rikthimi i Duros

Klodian Duro duhet perkrahur dhe pershendetur per ecurine qe po ben me Kukesin. Duro thote shpesh qe sekreti i suksesit eshte uniteti ne ekip. Dhe kur ky unitet prishet nga vete drejtori i klubit atehere te kujtohet fabula e lopes qe pasi mbushi enen me qumesht i ra me shqelm dhe e derdhi.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.