Operohet Ćetković por rikthimi në fushë do vonojë

0
SHPËRNDAJE
Loading...

11822441_1618467088371064_6033628551717114542_n
Ćetković pas operacionit

Ekipi i Laçit duhet ti bëjë llogaritë pa mesfushorin e saj Marko Ćetković, të paktën deri në nëntor kur pritet që malazesi ti rikthehet fushës së lojës. Ćetković ju nënshtrua të martën në Podgoricë një operacioni të vështirë në thembër por që shkoi me sukses dhe tashmë ka nisur fazën e rikuperimit që do ta mbajë larg skuadrës laçjane të paktën deri në mesin e muajit nëntor.

Ende nuk është bërë e ditur nga klubi laçjan nëse kanë ndër mend të hynë në merkato për të plotësuar boshllëkun në mesfushë apo do të “arnohen” me lojtarët që kanë në dispozicion deri në rikthimin e mesfushorit malazes i cili vitin e kaluar luajti plot 29 takime duke shënuar madje edhe 8 gola për Laçin.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.