Opinion: Fëmijët dhe Futbolli

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Futbolli është një ndër sportet më të ndjekura në botë. Në Shqipëri ka qindra mijëra fëmijë që stërviten cdo ditë me ëndrrën për t’u bërë një ditë futbollistë. Po për t’u bërë futbollist ka disa faktorë që ndikojnë në zhvillimin e fëmijës si futbollist.

Sipas metodave më të avancuara e materialeve më të fundit që disponon ambjenti futbollistik anglez një faktor i rëndësishëm që ndikon në zhvillimin e fëmijës është zhvillimi në plane afatgjatë i fëmijës në futbollist profesionist që ditë pas dite po i kushtohet shumë vëmëndje. Duke ju referuar kësaj që thamë më lart trajnerët duhet t’i kushtojnë më shumë vëmëndje këtij aspekti sepse kështu në të ardhmen do të kemi lojtar të mirë që mund të ndihmojnë edhe kombëtaren.Gjithashtu sipas studimeve të fundit në zhvillimin e një lojtari të ri duhet t’i kushtohet rëndësi e vëmëndje e vecantë katër aspekteve:aspektit teknik,aspektit psikologjik,aspektit fizik dhe aspektit social.Gjithmonë u është kushtuar vëmëndje dhe trajnerët janë bazuar në të gjitha seancat e tyre stërvitore dy aspekteve aspektit teknik e aspektit fizik ndërsa dy aspektet e tjera ai psikologjik e ai social pothuajse nuk janë prekur fare edhe pse këto janë njëlloj të rëndësishme e ndikojnë te fëmija.Këto katër aspekte gjenden në cdo program stërvitjeje për fëmijët dhe një gjë e rëndësishme është që këto aspekte të mbahen parasysh nga trajnerët e t’u bëhen të ditur fëmijëve gjithmonë.

Cdo aspekt ka pikësynimin e vet,aspekti teknik ka për pikësynim të zhvillojë teknikën,aspekti psikologjik ka për pikësynim të rrisë mësimnxënien,aspekti fizik ka që të përmisojë lëvizjet dhe aspekti social ka që fëmijët të jenë të gëzuar në fund të stërvitjes.

Të trajtuara vec e vec për cdo element të këtyre faktorëve do të kenë në disa pika apo momente orientuese që ndihmojnë në përmirësimin e këtyre faktorëve kaq të rëndësishëm në ecurinë disa vjecare të zhvillimit dhe formimit të futbollistit.

                                                                        Trajneri

 

Aspekti teknik Aspekti psikologjik Aspekti fizik Aspekti Social
Praktikimi i teknikës Stërvitja Balanca Përfshirje në stërvitje
Loja të bëhet mësuesi Mësimi Koordinimi Dhënia e besimit
Lojë(3vs3/4vs4/5vs5) Marrja e vendimeve Shkathtësia Dhënia e mbështetjes

 

Duke ju referuar këtij lloj informacioni në pjesën e trainingut anglez rëndësi ka përshtatja me metodologjinë e stërvitjes këtu.Një punë e mirë duhet bërë që përfshin terrenet sportive,bazat materiale didaktike dhe shkalla e lartë e mësimëdhënies sepse gjërat po evolojnë ditë pas dite në metodologjinë e stërvitjes moderne.

Punoi:Xhulio Zeneli

S'KA KOMENTE

Comments are closed.