Opinion / Kërkund në botë nuk do të gjesh shesh të bësh përshesh si në Shqipëri

0
SHPËRNDAJE

Roland Luci

Ish-futbollisti i Kombëtares shqiptare të futbollit, Roland Luçi, me anë të një postimi në rrjetet sociale nuk është kursyer “lamtumirën” e tij ndaj Xhani De Biazit

Kjo nuk është hera parë që Luçi shkruan me tone kritike ndaj trajnerit dhe më herët ai ka kërkuar largimin e De Biazit nga kombëtarja.

Postimi i plotë

Dr.Xhani iku…

Mbas tangarllekut dhe megalomanise dje ne konferencen e shtypit qe duhet te ofendonte çdo shqiptar te dinjitetshem, xhani i kryeministrit tone, doktori i çilit dhe qytetari i nderit i kushedi sa fshatrave shqiptare, largohet perfundimisht nga drejtimi i Kombetares sone!

Rruga e mbare zoteri, po kerkund ne bote nuk do te gjesh shesh te besh pershesh si ne Shqiperi, nuk do te gjesh turma te harlisura qe gerthasin per ty si te ishe Mesia, nuk do te gjesh kryeministra e presidente qe te vrapojne mbas teje me dekorata ne dore, nuk do te gjesh bashki, qyteta e katunde qe te te shpallin qytetar nderi, nuk do te gjesh universitete hijerende te te gradojne “doktor te nderuar”, nuk do te gjesh kund federate qe te ploteson tekat qindramijeeuroshe, nuk do te gjesh kund shtet qe te japi pasaporten e tij qe ti te fshehesh parate, nuk do te gjesh dot ekip lojtaret e te cilit dhe ti menaxhosh si nje ndermjetes ordiner.

Eshte e vertete qe shkuam ne Europian me ty, ne Europian ku tashme shkojne gjysma e shteteve te Europes dhe ky aktivitet vazhdon te quhet banalisht dhe ironikisht “finale”, ne Europian ku marrin pjese rregullisht kombe sa gjysma e tonit e nuk bejne kaq zhurme sa ne, shkuam ashtu si shkuam, me nje fitore dhe dy barazime ne te cilat ke pjesen e merites dhe ti. Te tjerat jane dengla me te cilat dehen shqiptaret e infektuar nga komplekset e inferioritetit, shqiptare te qorruar nga catenaçio-ja jote qe nuk shohin se ti pate ne dispozicion si i pari drejtues i Kombetares nje plejade te plote te djemve te Shqiperise 10 milioneshe te lindur, rritur dhe integruar ne Europe, luks qe prej tani do ta kene dhe pasardhesit e tu, po qe nuk pati shansin ta kishte kerkush nga paraardhesit.

Te mbajti FSHF ne pellembe te dores dhe po iken duke e akuzuar se te paska dhene shume pak, financiarisht shume pak nga te ardhurat gjigande qe i paske sjelle ti asaj dhe futbollit tone.
Do te mbetesh ekzemplar i veçante i sojit tend qe menjehere mbas ndeshjes se fundit kualifikuese ne Armeni ju turre Armand Dukes duke thirrur paturpesisht harpagonshe “hape thesin President”!

Udhe e mbare te qofte xhan!

S'KA KOMENTE

Comments are closed.