Opinion / Kupa e Shqipërisë, trofe i harruar nga Partizani

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Sot luhen ndeshjet e 1/4 finale të Kupës së Shqipërisë. Si “zakonisht” në këto vitet e fundit, Partizani është jashtë këtij kompeticioni. Për të kuqtë, Kupa e Shqipërisë, ish-Kupa e Republikës, është bërë tashmë një “mollë e ndaluar”, edhe pse Partizani është rekordmen i këtij trofeu, me 15 triumfe, si dhe 8 gara finale të humbura. Kështu, hera e fundit, që Partizani ngriti një trofe të Kupës së Shqipërisë ka ndodhur 13 sezone më parë, kur fitonte me Dinamon në finale. Më pas, Kupa e Shqipërisë u bë trofe “i harruar”, ose “i abandonuar” për “demat e kuq” për afro një dekadë e gjysëm.

Kjo periudha e fundit ka qenë edhe më e zezë se ç’mund të imagjinohet, sepse eleminimet janë bërë që në turet e para. Ndërkohë, historia ka folur për Partizanin, këtë rekordmen të Kupës, kur sukseset dhe serizoiteti i pjesëmarrjes në të ka qenë i madh, ndryshe nga tani. Madje, këtë sezon e keqja arriti fundin më të keq, teksa që në turin e dytë, Partizani u eleminua nga Besëlidhja e një kategorie më poshtë, në muajin nëntor. Mirëpo historia nuk zhbëhet, se Partizani është emër i madh, jo për t’u harruar. Tifozët presin që skuadra të rikthehet te trofeu i Kupës së Shqipërisë, sepse historia ka folur pozitivisht për këtë kompeticion, kur Partizani jepte maksimumin.

Pra, Partizan të dobët, anemik dhe skandaloz në Kupë, si këto kohët e fundit, nuk duam të shikojmë më. Drejtuesit e Partizanit sot, disa prej tyre, që s’kanë lidhje fare me historinë e madhe të skuadrës, të shikojnë foton kryesore të këtij shkrimi, për të kuptuar sesi e vlerësonte dikur Kupën e Shqipërisë, para vitit 1990! Të madh Partizanin e ka bërë kampionati dhe kupa, sepse një emër i tillë luan për çdo trofe, mee të njëjtën shkallë vlerësimi. Një foto që përbën në thelb një leksion të madh historik.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.