Orges Shehi: Mendova ta lë futbollin

0
SHPËRNDAJE

Orges Shehi ëshë padyshim një nga pikat më të forta të Skënderbeut, jo vetëm në këtë sezon, por në gjithë këto vite suksesi të ekipit korçar. Portieri durrsak nuk po i ndjen vitet e kaluara, edhe pse pas 5 muajsh do të mbushë plot 40 vjeç, teksa po kalon një super formë në këtë sezon.

I ftuar në emisionin “Ora Skaner”, Shehi ka treguar një fakt interesant, teksa ka qenë pranë lënies së futbollit pas përfundimit të Europianit në Francë që u zhvillua në vitin 2016. “Gardiani” durrsak që është pjesë edhe e Kombëtares deklaroi se e kishte marrë kërë vendim, por u tërhoq pasi e bindën që të vazhdonte sërish.

Ja fjalët e Shehit: “Mendova që pas fitimit të disa titujve kampion, pjesëmarrjes në Ligën e Europës dhe “qershinë mbi tortë” që ishte Europiani, mendova t’i jap fund. E mendova si momentin më të mirë për të hequr dorë, por kur u ktheva në klub, aty ndryshova mendje, për shkak të konsultave dhe këshillave të miqve të mi.”

“Tani të shohim se çfarë do të ndodhë në të ardhmen por unë nuk mund të largohem pa lënë një pasues në portën e Skënderbeut. Aktualisht aty është një portier i talentuar si Teqja. Unë personalisht kam dëshirë të vazhdoj të luaj dhe të stërvitem, por Skënderbeun unë nuk e shoh më si një ekip për t’u larguar, por si një familje”, u shpreh Shehi.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.