Osipenko: Vlerësojmë Skënderbeun, por i’a dalim

0
SHPËRNDAJE

Në prag të ndeshjes së kthimit Skënderbeu-Milsami Orhei, të vlefshme për turin e tretë eliminator të Champions League, trajneri i ekipit moldav ka dhënë deklaratën e tij të parë për mediat. Ndeshja e parë përfundoi me rezultatin 0-2 në favor të ekipit korçar, por pavarësisht kësaj ai besoj tek historia pasi edhe në të kaluarën i ka ndodhur një precedent i tillë. Në turin e dytë ata eleminuan Ludogorets, ku edhe takimi i parë përfundoi me rezultatin 0-2. Përpara gazetarëve Iuri Osipenko u shpreh:

image“Edhe pse kemi humbur ndeshjen e parë me rezultatin 0-2 në fushën tonë, ne vijmë këtu për t’u kualifikuar. Nuk jemi përgatitur as për lojën shtesë dhe as për goditjen e 11 metërshave pasi kam besim se do ta zgjidhim brënda 90 minutave kualifikimin. E dimë që nuk do të jetë e lehtë, pasi rekuperimi i dy golave gjithmon është i vështirë, por kam besim se lojtarët e mi do të tregohen të saktë. Ashtu si Skënderbeu shënoi tek ne, edhe ne mund të shënojmë 2 gola në Elbasan, dhe të rekuperojmë këtë rezultat që na dërgon në play-off të Champions League.”- ishin fjalët e trajneri moldav.

Gjithashtu Osipenko nuk lë pa vlerësuar edhe ekipin e Skënderbeut: “Natyrisht që ata janë një shembull për të gjithë, duke parë që kanë fituar 5 tituj kampion rradhazi. Madje mund të them se ata janë një shembull edhe për ne. Kanë një ekip të frikshëm dhe janë mjaft të organizuar si klub. Gjithashtu edhe futbolli shqiptar ka pësuar rritje, duke parë edhe paraqitjet e kombëtares Shqiptare në eleminatoret e Europianit.”

S'KA KOMENTE

Comments are closed.