Osmani: Jam lodhur pak në mesfushë, por ndihem mirë me rolin e ri

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Mbrojtësi i Skënderbeut, Tefik Osmani, pas ndeshjes me Laçin, në prononcimin për SuperSport, dhënë gazetarit Sokol Xhihani, do të shprehej mjaft i kënaqur me rolin e ri, ndërkohë që ka dhe një batutë për numrin 10-të…

“Duke parë edhe natyrën time më pëlqen që të luaj me topin. Ndihem mirë, lodhem pak dhe këtë e kam shprehur edhe tek trajneri Ilir Daja por kjo është detyra ime.

Të them të drejtën nuk është e vështirë pasi të gjithë ata që vijnë tek Skënderbeu e kanë të qartë që Skënderbeu kërkon titullin kampion dhe është shumë e lehtë për t’u përshtatur.

Numri 10? Mos më bëni qejfin. Numri 10 është i rëndë.

Po lodhëm pa numrin 10-të jo më edhe me atë”,-mbylli prononcimin e tij, mbrojtësi i Skënderbeut, Tefik Osmani. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.