Osmani: Nëse do e humbja penalltinë, Takaj do të më mbante mëri dy ditë, pastaj do të më fliste ditën e tretë

0
SHPËRNDAJE

Mbrojtësi i Skënderbeut, Tefik Osmani, falënderoi tifozët për mbështetjen e madhe pasi skuadra pati nevojë për ta sot që të eliminonte Mlada Boleslav. Gjithashtu ai tregoi se nëse do të ishte në fushë, do të merrte përsipër të gjuante penallti.

“Eksperienca ka të bëjë shumë. Futja e mesfushorit Muzaka na ndihmoi shumë, por edhe sulmuesit Plaku. Falënderoj shumë tifozët dhe ishte një moment kur i kërkova trajnerit Daja që të udhëzonte mbrojtësin Vangjeli që të ngrinte tifozët.

Skuadra jonë pati shumë nevojë për ta. A do të merrja përsipër të gjuaja penallti? Po, do ta merrja, edhe nëse do e humbja, presidenti Takaj do të më mbante mëri dy ditë, pastaj do të më fliste ditën e tretë”,-mbylli prononcimin e tij, mbrojtësi i Skënderbeut, Tefik Osmani. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.