Padrejtësitë nga gjyqtarët, Korabi bën kallëzim në FSHF

0
SHPËRNDAJE

Pas reagimeve publike, Korabi ka vendosur të ndërmarrë hapa konkretë për të denoncuar rastet ku janë penalizuar nga gjyqtarët këtë sezon.

Capture

Klubi dibran bën me dije se do të depozitojë në Federatën Shqiptare të Futbollit një kallëzim me të gjitha episodet e ndeshjeve ku janë dëmtuar nga arbitrat.

Në një komunikatë zyrtare të publikuar mbrëmjen e sotme në “Facebook”, Korabi ka paralajmëruar edhe një konferencë për media të martën lidhur me këtë çështje.

Korabi

Njoftimi i plotë:

“Si drejtues te KF Korabi kemi rezervime dhe kontestime per sa i perket gjykimit kunder nesh.

-Denoncojme publikisht Arbitrimin tendencioz ne dem te Korabit dhe gabohen rende Gjyqtaret dhe kushdo qe mendon se kush ngjitet ne Superlige do te zbrese sepse do te perballet me djersen e donatoreve, lojtareve dhe tifozeve Dibrane.

-Neser do jemi ne konference per shtyp dhe ne FSHF do depozitojm kallzimin e te gjitha episodeve te ndeshjeve qe jemi penalizuar”.

/PanoramaSport

S'KA KOMENTE

Comments are closed.