Paga e Lorik Canës frenon Nantën

0
SHPËRNDAJE
Loading...

lorik

Krejt paritmas, është ftohur pista-Nantës për Lorik Cana. Sipas asaj që bëhet e ditur nga shtypi francez, që i referohet burimeve afër drejtuesve të Nantë, si pengesë e parë për frenimin e kësaj tratative është fakti se ish-lojtari i PSG dhe Olimpik Marsejës, nuk ka arritur ende një marrëveshje me klubin roman për ta lënë të lirë.

Së dyti, është paga e Canës, që pretendon më shumë sesa është tavani i rrogave të lojtarëve të Nantë. Aty asnjë lojtarë nuk përfiton më shumë se 60 mijë euro në muaj. kështu që presidenti ëaldemar Kita nuk e ndjen të dalë përmbi këtë nivel, as për një futbollist ekspert si Loriku. Ndërkohë që në Romë, ai merr rreth 150 mijë euro në muaj, më shumë se gjysma e asaj që ofron klubi francez. Në këtë situatë, gjithçka është në një fazë pezull. Në pritje që ndoshta në orët e fundit të merkatos mund të ndodhë ndonjë gjë.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.